Basha: Qeveria braktisi bizneset |Lajme-News

2020-06-06 0

Akuzat në adresë të kryeministrit Rama se ka braktisur biznesin e vogël, Lulzim Basha i vijoi edhe gjatë takimeve që pati me përfaqësues të tij në njësinë numër 9 në kryeqytet.
Për daljen nga kriza ekonomike kryedemokrati tha se nevojitet që paratë e oligarkëve të vihen në shërbim të qytetarëve.
Basha tha se opozita ka një plan konkret për hapjen e vendeve të reja të punës dhe rimëkëmbjen e biznesit duke akuzuar kundërshtarin e tij politik për kopjim të programit ekonomik.
Sipas Bashës prioritet i demokratëve pas ardhjes në pushtet është lufta kundër varfërisë dhe hapja e vendeve të reja të punës, si dhe rimëkëmbja e biznesit.

Free Traffic Exchange